Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i përsëriti kryeministrit të përkohshëm libanez, Najib Mikati, në një telefonatë “rëndësinë e respektimit të interesave të popullit libanez, i cili do të preket nga tërheqja e Libanit në konfliktin e nxitur nga sulmi i Hamasit në Izrael”.
Kështu thotë Departamenti i Shtetit në një njoftim për mediat.
Blinken vë në dukje shqetësimin në rritje për tensionet në kufirin Izrael-Liban dhe shpreh “ngushëllimet e tij për familjet e civilëve libanezë që kanë humbur jetën tragjikisht si rezultat i konfliktit”.
Gjithashtu ai ka nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Forcat e Armatosura Libaneze dhe Forcat e Sigurisë së Brendshme, garantuesit e vetëm legjitim të stabilitetit dhe integritetit territorial të Libanit.
