20/04/2026

Dy personazhet më të përfolur nga mediat, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë.

Ata janë pritur ngrohtë nga admiruesit e tyre, të cilët i kanë ndjekur thuajse në çdo lëvizje duke kërkuar të bisedonin apo edhe të bënin foto me to.Por aktorja e njohur, Olta Gixhari është përballur me një situatë të pakëndshme teksa një grua e pranishme në publik bërtet me zë të lartë: “Vallaj o Olta hiç mos u fry se askush nuk të do”.

Sa shihet nga videoja për disa kjo video ka shkaktuar të qeshura teksa disa të tjerë janë kthyer duke e parë çuditshëm.Edhe pse shumica e komenteve nëpër rrjet ishin pro gruas që ka bërtitur, Olta prapë zgjedh të bëj një gjest të bukur teksa e puth nga larg zonjën në fjale edhe publikun e pranishëm.

@luizkiara2