20/04/2026

Jadon Sancho nuk ka arritur formën e tij optimale te Manchester United.Sulmuesi anglez pritet të largohet nga “Old Trafford” që në merkaton e janarit dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë të shumta, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona është skuadra që ka shfaqur interesim për ish yllin e Dortmundit.

Ideja e Manchester United dhe futbollistit është të bien dakord për një huazim afatshkurtër në mënyrë që futbollisti të rivlerësojë veten.
Megjithatë operacioni mund të dështojë për shkak të pagës së lartë të anglezit, i cili duhet të pranojë një ulje page nëse do transferimin në “Camp Nou”.