Getinjo kishte vëmendjen nga vetja, pas deklaratës që bëri Vivien lidhur me ndarjen nga ai.
Sipas saj, reperi është i varur nga lojërat e fatit, gjë të cilën e pranoi edhe vetë ai, shkruan lajmi.net.
Por, në reagimin e tij, reperi e potencoi se kjo e gjitha është për vëmendje.
Përtej, këtyre deklaratave, duket se Getinjo është “penduar” pak, dhe ka bërë edhe një reagim të fundit, hiq më larg se mbrëm.
Ai ka kërkuar që të lihet rehat ish e dashura e tij, e gjithashtu edhe ai personalisht.
Ndër të tjera ka kërkuar që mos të rritet kjo çështje, sepse sipas tij jeta vazhdon dhe nuk është nevoja të ofendohet askush.

