Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk dëshiron që të caktojë datë për përfundimin e karrierës së tij.
Një gjë të tillë, Ronaldo nuk e ka përmendur edhe pas kualifikimit të Portugalisë në ngjarjen tjetër të madhe, atë të Evropianit që vitin tjetër organizohet në Gjermani.
“Po shkoj hap pas hapi për momentin. Ndihem mirë”, ka thënë Ronaldo pas fitores së Portugalisë 3:2 ndaj Sllovakisë. Ronaldo i realizoi dy gola.
“Nuk po them se do të luaj deri në moshën 45-vjeçare, por nuk dua që të vendos data. Vetëm po e shijoj momentin”, është shprehur Ronaldo.
Me dy shënime të premten, 38-vjeçari Ronaldo shkoi në kuotën e 125 golave për Portugalinë, në ndeshjen e 202-të.
