Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston video duke informuar ndjekësit e saj rreth projekteve të reja që ajo ka.
Ndërkohë që së fundmi ajo ka surprizuar jo pak admiruesit dhe kësaj herë është “look-u” i saj i ri që ka bërë diferencën.Gjithmonë duke ndjekur tendencat e fundit të modës, Selena Gomez është shfaqur me flokët e prera shkurt, në modelin e famshëm të quajtur “Bob”.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo tregoi modelin e ri të flokëve, të cilin ndjekësit e kanë pëlqyer shumë.download (1)
