Me datë 05.10.2023 në ora 18.15 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria E.I.(21) nga Shuto Orizari – Shkup.
Ai dyshohet se paraprakisht ka vjedhur një veturë motorike dhe ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Strumicë, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Vetura dhe sendet e sekuestruara iu gjetën dhe iu kthyen pronarëve.
E.I. është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
