Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abulselam Selami në statusin e tij në facebook ka njoftuar se Byroja e Metrologjisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka organizuar Takimin vjetor të Bordit të Drejtorëve nga Grupi i Punës EURAMET për ngritjen e kapaciteteve të instituteve të metrologjisë nga vendet evropiane. Ky takim ka zgjatur tre ditë dhe ka patur si qëllim të shkëmbejë përvoja dhe praktika mbi zhvillimin e metrologjisë në rajon.
Një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë bashkimi i standardeve kombetare për matjen me ato evropiane, si dhe pjesmarrja në projektet EMPIR dhe EURAMET, qe synojnë të përmirësojnë cilësinë dhe efikasitetin e kalibrimit dhe testimit. Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Aduselam Selami, ka theksuar se ky takim është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin midis institucioneve të metrologjisë në Evropë dhe për të afruar Maqedoninë e Veriut me BE-nē dhe NATO-n.
“Shkupi, respektivisht Byroja për Metrologji e RMV-së, këto tre ditë është nikoqire e Takimit vjetor të Bordit të Drejtorëve nga Grupi i Punës EURAMET për ngritjen e kapaciteteve të instituteve të metrologjisë nga vendet evropiane.Në fjalën time përshëndetëse si nikoqir i këtij eventi të rëndësishëm, theksova ndër të tjera se Byroja e Metrologjisë duhet të vazhdojë të ndjekë praktikën e përbashkët të BE-së, të përcaktuar në rregullat dhe procedurat e EURAMET. Kjo lidhet ngushtë me krahasimin e standardeve kombëtare për matjen dhe njohjen e metodave të kalibrimit dhe testimit, e cila arrihet me pjesëmarrjen aktive në projektet EMPIR dhe EURAMET, për krahasimet ndërlaboratorike dhe prezantimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në Komitetin Teknik të Cilësisë”, ka thënë Selami.
