22/04/2026

Pjesëtarët e policisë së Tetovës të mërkurën rreth orës 18:50, në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë, kanë arrestuar 37-vjeçarin G.S. nga Tetova për shkak të dyshimit se rreth orës 14:00 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë ka kryer një vjedhje në veturën “Fiat Dablo”. Tek ai është gjetur dhe marrë një mjet personal, i cili më pas i është kthyer pronarit Sh.A.(45) nga Tetova. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do t’i përgatitet kallëzim përkatës.