Të martën në orën 07:30 është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, është dërguar pa shenja jete 66-vjeçari Xh.R. nga Gostivari. Sipas raportit, pak më parë, pa shenja dhune, ai ishte gjetur i shtrirë në rrugë e “Ilindenit” në Gostivar. Me urdhër të Prokurorit publik ndaj trupit të pa jetë do të kryhet obduksion.
