20/04/2026

Alejandro Balde është zbulimi i sezonit të kaluar te Barcelona, me mbrojtësin që shkëlqeu shpejtë dhe zuri vend në formacionin bazë të katalunasve.

Mbrojtësi i majtë tani është blindur me kontratë të re te Barcelona dhe do të mbetet gjatë në këtë klub.
Gjiganti kataluans ka njoftuar ditën e sotme se kanë vazhduar kontratën me Balden deri në verën e vitit 2028, derisa nënshkrimi do të bëhet të enjten.
https://twitter.com/FCBarcelona?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704439106300723474%7Ctwgr%5E5aa86684ff9571114cb97e194884f5d1d61dfc03%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-barcelona-blindon-alejandro-balden-kontrate-te-re-vendos-klauzole-te-cmendur%2F

19-vjeçari ka edhe një klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferim e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.

Barça ka njoftuar se Balde të enjten do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën dhe do të mbajë një konferencë për shtyp.
https://twitter.com/FCBarcelona?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704450695573766525%7Ctwgr%5E5aa86684ff9571114cb97e194884f5d1d61dfc03%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-barcelona-blindon-alejandro-balden-kontrate-te-re-vendos-klauzole-te-cmendur%2F

Reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare me katalunasit ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/