Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në orët e pasdites do të kushte për reshje lokale të shiut.
Ndërsa në Shkup moti sot sipas HMRC do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të jetë 11 gradë, ndërsa gjatë ditës do të rritet deri në 33 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të HMRC-së, nesër në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat e mëngjesit të nesërm do të jenë prej 6 deri në 15 gradë celcius, kurse gjatë ditës nga 27 deri në 34 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
