CNN ka shkruar se do të ishte e vështirë të imagjinohej një festë më e madhe ose më e mirë e ndonjë ditëlindjeje sesa ajo e Beyoncés të hënën.
Gjatë koncertit të këngëtares “Renaissance World Tour” në Los Angeles, Diana Ross habiti turmën kur ajo u ngjit në skenë për të kënduar një serenadë për Beyoncen me një interpretim të “Happy Birthday”.
“Jam këtu për të festuar ditëlindjen e Beyoncés”, tha Ross ndërsa e përqafoi këngëtaren.
Kur Ross mbaroi, Beyoncé, e cila mbushi 42 vjet, i tha: “Faleminderit shumë, je shumë e mahnitshme”.
“Kjo është legjendarja Diana Ross! Nuk do të isha unë pa ty dhe do të falënderoj shumë për gjithë sakrificën tënde, bukurinë dhe madhështinë tënde. Faleminderit që më hapët dyert. Faleminderit shumë”.Ylli televiziv Kim Kardashian ishte e pranishme dhe ndau një video në Instagram të Rossit e Beyonces në skenë, duke shkruar: “Një këngë ditëlindjeje nga @dianaross”.
Beyoncé kishte kënduar një serenadë më parë për Diana Rossin në vitin 2019 kur Ross mbushi 75 vjet.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtaziits_kelechi
