20/04/2026

Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abdulselam Selami së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot kanë vizituar filialin e EVN-së në Butel, ku kanë realizuar dhe inspektimin për saktësinë e laboratorit për kontrollë dhe verifikim të njehsorëve për energjinë elektrike.

Në statusin e tij në facebook Selami u shpreh se njehsorët elektrike janë të sakta sipas standardeve dhe parametrave të lejuara nfa IEC, si dhe ai i fton që të gjithë qytetarët të cilët kanë dyshime mbi saktësinë e tyre që të paraqiten në institucionin e tyre për të rikontrolluar përsëri njehsorët.

“Sot bashkë me Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, vizituam laboratorinë për kontrollë dhe verifikim të njehsorëve elektrikë ku edhe në vendngjarje kishim mundësinë të shohim se si bëhet verifikimi i tyre për saktësi.

Si drejtor i Byrosë për Metrologji, dua të njoftoj opinionin publik se inxhinjierët tanë me përkushtim dhe profesionalizëm i kryejnë verifikimet e të gjitha njehsorëve elektrikë dhe se ato janë të sakta sipas standardeve dhe parametrave të lejuara sipas IEC.

Laboratoria në të cilin verifikohen njehsorët elektrikë është e Akredituar sipas standardit 17020 nga Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ne si Byro për Metrologji të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithmonë jemi përgjigjur qytetarëve të cilët janë ankuar dhe kanë pasur dyshime në lidhje me saktësinë e njehsorëve (matësve elektrikë) dhe gjithmonë kemi përsëritur verifikimin për saktësinë e tyre, për t’ju shmangur çdo dyshimi të cilin kanë qytetarët.

Ministria e Ekonomisë – Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fton të gjithë qytetarët të cilët kanë dyshime për saktësinë e njehsorëve elektrikë, që lirisht të kontaktojnë institucionin tonë i cili do ti kontrollojë përsëri njehsorët, që ti hudhin poshtë dyshimet lidhur me shpenzimin e energjisë elektrike”, tha Selami.

Gjithashtu Bekteshi dhe Selami në fjalimin e sotëm u shprehën se së shpejti do të miratohet edhe Ligjin e ri për Metrologji, i cilin ndodhet në procedurat e fazës së fundit të përpilimit të tij.

“Njëherit, dua të falenderoj Ministrin e Ekonomisë z. Bekteshin, për përkrahjen e madhe në lidhje me Ligjin e ri për Metrologji të cilin e kemi në fazën e fundit të përpilimit dhe të njëjtin së shpejti do ta propozojmë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për procedurat e mëtejme deri në miratimin e tij. Ashtu siç përmendi edhe Ministri Bekteshi në fjalimin e tij të sotëm, Ligji është plotësisht i transponuar dhe i harmonizuar me rregullativën evropiane, me të cilin do të rritet kualiteti i inspektimeve dhe akreditimeve të cilat janë nën ingerenca të Byrosë. Ai gjithashtu shtoi se, përveç pajisjeve të laboratorive dhe instrumenteve, Byroja do të ketë obligim të bëjë kontrollë për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për qytetarët, që të mos hamenden në momente të caktuara”, tha Selami.