21/04/2026

Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad njoftohet se ka ndërruar jetë gjatë së martës.

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur miku i tij nga Amerika.
Murad që ishte i njohur botërisht, kishte prejardhje nga Gostivari.

Me origjinë ishte shqiptare, të cilën gjë ai asnjëherë nuk e mohoi dhe deklaroi me plot krenari në paraqitjet e tija publike.

Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.

Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranës.

“Në një nga udhëtimet e mia në Maqedoni, në Gostivar, atdheun e babait tim, u kërkua të takohem dhe shumë personalitete, të jap disa leksione. Unë e konsideroj këtë një nga honorariums mia më të mira. Mediat shpesh herë flasin për Viagran si zbulim, ndërsa unë përpiqem ta çojë bisedën në më shumë fusha të rëndësishme për mjekësinë: të tilla si, hipertensionit pulmonar tek foshnja e parakohshme, plagë shëruese, mosfunksionim endothelial me atherosclerosis, tensionin e lartë, apo diabeti, ku oksid nitrik mund të jenë shumë më të i rëndësishëm për mjekësinë”, kishte deklaruar Murad.