19/04/2026

Jeremy Ireland është përforcimi i radhës dhe i fundit i Ponte Prizrenit.

Klubi prizrenas njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan.

27-vjeçari te Prizreni vije pas përvojës në kolegjet amerikane, pastaj në Meksikë, Ekuador dhe Uruguai.

“Lojtari Jeremy Ireland nga sot zyrtarisht është përforcimi i ri i skuadrës.
Lojtari krahut i gjatë 201 cm në karrierën e tij është paraqitur në kolegjet amerikane pastaj eksperiencen e ka vazhduar në Meksikë , Ecuador dhe Uruguay.

Me lojtarin Ireland përfundojm ekipin dhe rosterin para Superkupës”, njofton Ponte Prizreni.