11/10/2025

Xhirime të reja janë shfaqur të puthjes së Luis Rubiales në Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut të Botërorit të grave, e ku me këtë xhirim hidhen poshtë disa pretendime të Presidentit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka qenë në thumb të kritikave për shkak të veprimeve të tij që ka bërë në Sydney.

Rubiales është parë duke ju hedhur në krah futbollistet pas fitores së tyre 1-0 kundër Anglisë, para se ta puth në buzë dhunshëm sulmuesen e Barcelonës, Hermoso.

Ai është përballur me thirrje për t’u larguar nga posti prej asaj dite – por përderisa ai është edhe nënpresident i UEFA por edhe për atë që ai refuzoi ta bëjë këtë.

Rubiales tha se puthja ishte rezultat i një koncensusi të tyre, me RFEF që e mbështeti atë duke publikuar një numër të madh fotosh – bashkë me një deklaratë në word me 800 karaktere – e ku thonin që ishte Hermoso ajo që e shtyti shefin e futbollit spanjoll që ta puth atë.

Megjithatë, një video e xhiruar nga tribunat – e cila ofron një kënd tjetër të kësaj ngjarje – tregon se Rubiales i ishte hudhur në krah Hermosos dhe se sulmuesja 33 vjeçare nuk e kishte kapur atë.

“Këmbët e z. President janë ngritur në dukje nga toka si rezultat i veprimeve të futbollistes. Provat janë përfundimtare. Presidenti nuk ka gënjyer. RFEF dhe Presidenti do ta demonstrojë secilën gënjeshtër që bëhet nga dikush për ta mbështetur futbollisten pse nga vet futbollistja”.

Por, këto pretendime se ai është ngritur nga toka shkaku i futbollistet tani mund të hidhen poshtë.

Hermoso tashmë ka lëshuar një deklaratë të saj, në të cilën ajo thekson se ajo “asnjëherë nuk është pajtuar që asaj t’i japë dikush një puthje”.

23 futbollistet e Spanjës që fituan Botërorin tani thonë se nuk do të luajnë më për Kombëtaren derisa të largohet Rubiales, përderisa 11 anëtarë të stafit teknik të trajnerit Jorge Vilda kanë dhënë dorëheqje.

Federata spanjolle ka pasur edhe një tjetër takim të gjatë, ku ka këshilluar Rubiales që të japë dorëheqje.

Ai është suspenduar nga FIFA për të gjitha aktivitet që kanë të bëjnë me futbollin derisa të përfundojnë hetimet.

Rubiales, prapë është përfshirë në letrën që RFEF ia ka shkruar UEFA ku ka kërkuar që skuadrat spanjolle të përjashtohen nga garat europiane për shkak të përzierjes së Qeverisë në çështjet sportive – por që kjo kërkesë e tyre është refuzuar.

Një sagë e gjatë dhe e çuditshme është shfaqur në publik gjatë kësaj kohe, me nënën e Rubiales që tha se do të hyjë në një grevë urie derisa emri i djalit të saj të pastrohet.CabineSport