20/04/2026

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen që Ballkani do ta zhvillojë këtë të enjte me Bate Borisov.

Dueli është i vlefshëm për fazën e PlayOff-it, në eliminatoret e UEFA Conference League, raporton KlanKosova.tv.

Kjo ndeshje do të nisë nga ora 20:45, derisa stadiumi është gati dhe fusha duket në gjendje të mirë.