21/04/2026

Viktoria Plzeni ka kaluar në epërsi ndaj Dritës me anë të Durosinimit në minutën e 75-të të takimit.

Durosinimi u fut në lojë vetëm një minutë përpara se ta shënonte golin, ku e shfrytëzoi një top të mirë në zonë për t’ia dhënë epërsinë ekipit çek.

Kujtojmë se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 0-0, ndërsa një barazim do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.