21/04/2026

Modelja shqiptare, Jori Delli u bë më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Jori ka postuar disa imazhe të reja nga pushimet në Vlorë, e në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.Në disa foto, modelja u shfaq atraktive në bikini të zeza dhe në të tjera me veshje për surfim.Ish-banorja e BBVA në postim shtoi edhe fotografi nga momentet dhe ambientet që shijoi në jugun e Shqipërisë.

Ndryshe, pas daljes nga shtëpia e famshme, Jori ka vazhduar punën për projekt të reja, mes tjerash ajo u shfaq edhe në videoklipin e reperit Noizy “Location”. /Telegrafi/