Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor, theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit, dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një transformim i gjelbër dhe rritje e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë.
Pavarësisht krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë botën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër. Në vitet e fundit, Qeveria bëri disa reforma në sektorin e energjisë, me të cilat filloi procesi i dekarbonizimit, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal – ndërtimi i aleancave të forta” e cila u mbajt sot në Uashington.
