19/04/2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, sot me nderime të larta e priti dhe në nder të tij i shtroi drekë udhëheqësit të popullit shqiptar dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti!

Bashkë me Kryetarin e Gjilanit, në pritje të liderit shqiptar ishin edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit Hekuran Rapuca dhe zyrtari i prokurimit Astrit Sherifi!

Ali Ahmeti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi dhe veprimtari i çështjes kombëtare Ismet Sylejmani.

Pas përfundimit të drekës, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në shenjë nderimi e respekti, mikut të tij Ali Ahmeti i dhuroi disa libra, në mesin e të cilave edhe një libër me portretin e Heroit të Kombit Rexhep Malaj.