20/04/2026

Të nderuar bashkëvendas, bashkëpartiakë dhe bashkëmendimtarë!
Në zgjedhjet e brendshme partiake që do të mbahen më 2 korrik do të mundeni të votoni për Fitor Jakupi-n, si kryetar i ardhshëm i degës së BDI-së Kumanovë!
Është privilegj dhe përgjegjësi që të shërbej edhe një herë, në një formë tjetër nga ato që i kam dëshmuar deri më tash!
Uroj të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike, na priftë e mbara!
https://www.facebook.com/fitor.jakupi/videos/1252264618733844

Pse duhet votuar Fitor Jakupi dhe jo të tjerët? Duhet votuar sepse është i dëshmuar në të gjitha fushat e veprimtarisë. 2002 – 2023 janë 21 vite dhe qysh i ri veshi uniformën më të shenjtë të Uçk-së. Prandaj, unë si njëri nga qytetarët e këtij vendi, si njëri nga pjeëtasrët e këtij populli po ju drejtohem me përgjegjësinë më të lartë sepse vota është e shenjtë, drejtimi i kryetarit të degës, është përgjegjësi morale kombëtare sepse nuk kemi kohë për të humbur, koha është e çmueshme. Jo rastësisht është Fitori njeriu i duhur. Në këtë vend duhet të gjithë të punojmë, të lëmë anash paragjykimet.
Me Fitorin për një Kumanovë më ndryshe!