16/04/2026

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka cilësuar si skena të cilat nuk i përkasin atij institucione zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, respektivisht seancën e 26 prillit kur me 7 vota u tentua shkarkimi i kryetares Vesna Dameva. Sipas Kovaçevskit një pasqyrë e asaj se çfarë ka ndodhur dhe si tutje do të dihet pas shqyrtimit të procesverbalit nga mbledhja e 26 prillit.“Ishin skena që aspak nuk i përkasin Këshillit Gjyqësor. Unë kam theksuar që nga dita e parë kur u bëra kryeministër se as unë dhe as ndonjë ministër nuk ndërhynë në punën e këshillit. Ministri i Drejtësisë kishte një reagim me të cilin edhe unë pajtohem. Është kërkuar procesverbali i asaj mbledhje dhe i njëjti do të shqyrtohet në ministri dhe Qeveri”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.