Humbja minimale ndaj Monzës mund të shkaktojë tërmet te Interi. Trajneri Simone Inzaghi pritet të jetë ai i sakrifikuari, me drejtuesit e lartë zikaltër që tashmë kanë vendosur ultimatume në tryezën e italianit. Presioni ndaj Inzaghit vazhdon të rritet, i ndihmuar vetëm nga fitorja e Interit në ndeshjen e parë kundër Benfica-s në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Milanezët janë ende në garë për Kupën e Italisë kundër Juventusit, me ndeshjen e parë gjysmëfinale të mbyllur në barazim 1-1.
Disa drejtues të Interit patën një takim të gjatë me Inzaghin pas humbjes ndaj Monzas, në prani të drejtuesve si presidenti, Steven Zhang dhe zyrtarëve Beppe Marotta e Piero Ausilio. Disfata ndaj Monzës dhe situata e skuadrës si dhe ndeshje vendimtare ndaj Benfikës duket se kanë qënë temat kryesore të këtij diskutimi që përfundoi pas mesnatës. Plani është të ecë përpara me Inzaghin, pavarësisht zhgënjimeve të tifozëve.
Por e ardhmja e tij është e lidhur qartë me një kualifikim në gjysmëfinale ndaj Benfica-s dhe një vend i katërt në Serie A, një ultimatum që është mëse i mundshëm për zikaltërit kur kanë mbetur në lojë edhe 8 sfida. Humbja ishte e katërta për Interin në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A, duke e vënë atë në një situatë të vështirë pasi gara për kalimin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm sa vjen e bëhet më e ashpër.
Klan News
