11/10/2025

Qeveria e Republikës se Magedonise se Veriut, në mbledhjen e sotme, mori vendim për ndërtimin e Konviktit Shtetëror “Tetova”  me seli ne rrugën “Ilindenska”.

Ky vendim u mor në bazë të nenit 11 të Ligiit per Standardin e Studentëve, me të cilin parashihet  themelimi i Konviktit Shteteror për Studentë, “Tetova” ne Tetove.Mjetet per financimin e këtij konvikti do te sigurohen nga Buxheti i Republikës se Magedonisë së Veriut dhe nga shfrytëzuesit e sherbimeve.

Në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes ne fuqi të këtij vendimi do të konstituohet Këshilli Drejtues i Konviktit, dhe po në këtë afat kohor ky këshill do të shpallë thirje publike për zgjedhjen e drejtorit të këtij Konvikti, si dhe do ta sjellë edhe statutin.

Ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e nesërme nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Magedonisë së Veriut”