11/10/2025

Përmesa statusit të tij në facebook Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka shprehur kënaqësinë e tij për votimin e vendimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e Konviktit Shtetëror për studentët në qytetin e Tetovës.

Në statusin e tij Shaqiri shkruan se u finalizua e gjithë puna e Ministrisë së arsimit me vendimin e qeverisë për realizimin e konviktit.

Statusi i plotë:

Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot votuam vendimin për themelimin e Konviktit studentor Tetovë. E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me vendimin në qeveri për tu rrumbullakësuar procesi.

Le të jetë ky lajm i ditës dhe dua ta pranoj që është një ndër synimet që e kemi arrit me vullnet.