Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia/ Misioni titull, rikthim i bujshëm në pankinën shkodrane

Në Shkodër janë gati për një rikthim të bujshëm. Klubi kuqeblu u nda me Qatip Osmanin, i cili bëhet trajneri i dytë sezonal që e mbyll me shkodranët pas Migen Memellit.

54-vjeçari i mirënjohur nga Tetova bëri shumë mirë me Vllazninë, që e mori në vendet e fundit dhe e la të dytën pas Egnatias.

Dhe drejtimi i skuadrës do t’i besohet Thomas Brdaric, një trajneri dhe personazhi që në qytetin më të madh verior ngjall emocione kujtime shumë të bukura.

49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022.

Lexo edhe:

Në Shkodër fitoi Kupën e Shqipërisë, duke prodhuar një futboll tepër tërheqës me Vllazninë.

Brdaric do të zyrtarizohet ditën e sotme si tekniku i ri me misionin për të rikthyer titullin kampion.

Trofe që tifozerisë së zjarrtë shkodrane i mungon prej vitit 2001. Sukses të cilit ish-sulmuesi i kombëtares gjermane iu afrua aq shumë në sezonin e parë me Vllazninë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...