Amber Heard largohet nga Hollywood dhe zhvendoset në Madrid. Aktorja e filmit “Aquaman” duket se preferon një jetë të qetë, larg syrit të publikut.
“Ajo e njeh gjuhën spanjolle dhe është e lumtur që do të rrisë vajzën e saj të vogël, larg gjithë zhurmës mediatike”-thonë burime për gazetën britanike Daily Mail.
Megjithatë, duket se aktorja nuk ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Hollivudi por vetëm përkohësisht.
Aktorja shiti rezidencën e saj në Kaliforni në korrik 2022, menjëherë pasi i dha fund betejës së saj ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp, për 1.1 milionë dollarë.
Marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj e sollën aktoren në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Aktorja nuk është përfshirë në asnjë projekt të ri kinematografik që nga xhirimet e filmave Aquaman dhe The Lost Kingdom në 2021.
Klan News