10/12/2024

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se i ka thënë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tani është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata në Tëitter, pas bisedës së zhvilluar më 24 Shkurt. “Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që i kanë arritur në kuadër të dialogut, përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Biseda Chollet-Kurti është zhvilluar tri ditë para takimit të konfirmuar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në postimin e Cholletit është thënë se ai ka përmendur sërish mbështetjen amerikane për një takim konstruktiv, që konfirmon përkushtimin e palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 Shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohI njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL