Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me rritjen e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë dhe lidhjen e energjisë, po bëjmë transformimin e parë energjetik në rajon.
“Sot, në kuadër të konferencës “Viti i mundësive të reja”, në panelin “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë krizën në mundësi”, folëm për qëllimet e arritura, si dhe për planet e Maqedonisë së Veriut. për transformimin energjetik”, shkruan Bekteshi.
Bekteshi deklaron se angazhimi strategjik i ministrisë është përmirësimi i diversifikimit të furnizimit me gaz natyror dhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
“Kriza energjetike ishte një sfidë dhe një mundësi për ne që të përkushtoheshim dhe të realizonim projekte për forcimin e ekonomisë shtetërore energjetike. Me transformimin e gjelbër sigurojmë pavarësinë energjetike nacionale dhe sigurinë për zhvillimin e parashikueshëm të ekonomisë së vendit”, deklaron Bektehsi.