
Duke foluër për ngritjen e flamurit shqiptar në Komunën eҪashkës, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo ka ndodhur falë sakrificës dhe vizionit e politikës 20 vjeҫare të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai ka thënë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Butel e komuna tjera.
“Nesër edhe qytetarët shqiptarë të Butelit do ta kenë flamurin kombëtarë në komunën e tyre. Kjo është një e aritur e të gjithë juve, nën udhëheqjen e kreut tonë, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi i cili më pastaj foli edhe për sfidat po edhe pritshmëritë që i ka në aspektin ekonomik.
“Kemi kaluar disa sfida, pandemia, invazioni rus e cila solli krizën energjetike po edhe rritjen e cmimeve. Prioritet i Qeverisë, e veҫanërisht BDI-së është që të mos ketë rritje drastike të ҫmimeve të energjisë po edhe krijimi i masave për qytetarët të cilët kanë më së shumti nevojë. Besoj se nëse krahasohemi me vendet e rajonit, ja kemi arritur qëllimit”, tha Bekteshi.
“Nuk ka hamendje se implementimi i gjuhës shqipe në institucione është i plotë. Me iniciativë të Ministrisë për Sistem Politik, në kuadër të Agjencionit për Punësim dhe ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, gjuha shqipe është zyrtare në gjithë territorin e RMV-së, në cdo product hyn në vendin tonë dhe del në treg, duke filluar nga Dogana, asnjë product nuk mund të dali në treg nëse përshkrimi, etiketa, ambalazhin nuk e ka edhe në gjuhën shqipe, duke filluar nga Strumica deri në Strugë”, tha mes tjerash Bekteshi.