Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus ka deklaruar se kjo përbërje qeveritare është përbërja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton indeks.mk

Duke folur për pakënaqësitë brenda partiake, Neziri ka thënë se çështja për të cilën kanë ngritur pakënaqësi “grupi”, nuk është në interes publik dhe se debat publik mund të ngrihet në momentin kur ekzekutivi nuk realizon programin ose platformën e caktuar.

Duke folur për zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, Neziri ka thënë se ai për momentin është duke performuar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe se në të shumtën e rasteve duket edhe si kryeministër i vendit.

“Me zotin Grubi kam pasur debate të shumta, kam pasur edhe mos pajtime, por për momentin është duke performuar mirë”, deklaroi mes tjerash Neziri. /indeks.mk/

Të fundit

Si të planifikohet një projekt

Çelësi  për një projekt të suksesshëm është në planifikimin...

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...