Testi i gjakut zbulon llojet e shumta të kancerit

Sipas një studimi të bërë mjekët në Angli u kanë thënë shërbimeve shëndetësore që të përgatiten për një epokë të re të zbulimit të kancerit. Kjo mund të bëhet  vetëm me anë të një test të thjeshtë gjaku ku mund të dallohen lloje të shumta kanceri te pacientët përpara se të shfaqin simptoma të qarta.

Studimi i Pathfinder mori në shqyrtim 6,600 të rritur të moshës mbi 50 vjeç dhe zbuloi dhjetëra raste të reja të sëmundjes. Shumë lloje të kancerit ishin në një fazë të hershme dhe gati tre të katërtat ishin forma që nuk u kontrolluan në mënyrë rutinore.

Testi Galleri është përshkruar si një “ndryshues i lojës”, i cili do të raportojë rezultatet nga një provë e madhe që përfshin 165,000 njerëz vitin e ardhshëm. Mjekët shpresojnë se testi do të shpëtojë jetë duke zbuluar kancerin në fazat e hershme që operacioni dhe trajtimi të jenë më efektiv, por teknologjia është ende në zhvillim.

Testet e mëtejshme konfirmuan gjetjen e tumoreve ose të kancerit të gjakut në 35 njerëz, ose 1.4% të grupit të studimit. Përtej identifikimit të pranisë së sëmundjes, testi parashikon se ku ndodhet kanceri, duke i lejuar mjekët të përshpejtojnë punën pasuese të nevojshme për të gjetur dhe konfirmuar llojet e ndryshme.

Testi identifikoi 19 tumore në gji, mëlçi, mushkëri dhe zorra e trashë, por gjithashtu vuri në dukje kancerin e vezoreve dhe pankreasit, të cilët zakonisht zbulohen në një fazë të vonë dhe kanë shkallë të ulët të mbijetesës, raporton abcnews.al.

Rastet e tjera ishin kancer në gjak. Nga 36 kancere të zbuluar gjithsej, 14 ishin në fazë të hershme dhe 26 ishin forma të sëmundjes që nuk u kontrolluan në mënyrë rutinore.

Analizat e mëtejshme zbuluan se testi i gjakut ishte negativ për 99.1% të atyre që nuk kishin kancer, që do të thotë se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve të shëndetshëm morën gabimisht një rezultat pozitiv.

Rreth 38% e atyre që morën një test pozitiv rezultuan me kancer.

Schrag tha se testi nuk ishte ende gati për ekzaminim në të gjithë popullsinë dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë me kontrollin standard të kancerit ndërsa teknologjia është përmirësuar, The Guardian.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...