Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga dertyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Demiraj, pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë e saj.

Sipas KPK, gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.

Komisioni i Vettingut konstatoi gjithashtu edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit. Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.

Demiraj njihet si një nga gjyqtaret që mbylli “Çështjen e Gërdecit”, ku si pasojë e shpërthimeve të municioneve humbën jetën 26 persona.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...