Nagavci akuzon komunat se po bëjnë politikë me mësimdhënësit e shkollat, në dëm të Qeverisë

Në Kosovë po vazhdon greva në arsim, derisa palët vazhdojnë të mbesin në pozicione të njëjta.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se kjo Qeveri ka bërë shumë për të përmirësuar mirëqenien e mësimdhënësve.
Një rast i ri i ngacmimit seksual në Istog, dyshohet se 18 vjeçari e çoi në livadh një 11 vjeçare
Ajo ka thënë se pos shtesës prej 50 euro deri në fund të vitit dhe mundësisë për ta vazhduar këtë ndihmë për arsimtarët edhe më tej, procedimit të Ligjit për Paga, kjo Qeveri ka ruajtur vendet e punës edhe për më shumë se 2,200 mësimdhënës.
“Kemi bërë politika të reja për ruajtjen e vendeve të punës. Kemi mbi 20 mijë mësimdhënës dhe jo të gjithë do të humbnin vendin e punës, por mbi 2,200 prej tyre do të mbeteshin pa këto vende të punës”.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, /Foto: Ridvan Slivova
“Ky është edhe një problem i komunave pasi për ne si Qeveri do të ishte shumë më e lehtë që të themi 2,200 norma janë më pak dhe nuk iu alokohen këto mjete komunave dhe ata ishte dashur të ballafaqohen me mësimdhënësit. Por ne nuk kemi bërë politikë në llogari të mësimdhënësve, siç po bëjnë komunat politikë me mësimdhënësit e shkollat në dëm të Qeverisë qendrore”.
Ministrja e Arsimit ka thënë se komunat kanë punësuar mësimdhënës mbi mundësitë që u lejon ligji.
“Ne kemi mundur t’i themi shembull Komunës së Fushë Kosovës që nuk mund t’i kesh në listë të pagave 150 mësimdhënës dhe merruni vet me ta. Por kemi vepruar ndryshe pasi kemi në vëmendje mësuesin dhe qytetarin pa marrë parasysh se nga kush drejtohen ato komuna”.
Ndryshe, numri i nxënësve për vite me radhë në Kosovë është duke rënë, derisa ai i mësimdhënësve ka mbetur i njëjtë ose është rritur.
Në shumë fshatra shkollat kanë mbetur me numër simbolikë të nxënësve derisa stafi mësimorë ka mbetur i njëjti.
Por, ndryshe qëndron puna me shkollat e qendrave të mëdha urbane, ku ka mbingarkesë me nxënës nëpër klasë

Të fundit

Si të planifikohet një projekt

Çelësi  për një projekt të suksesshëm është në planifikimin...

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...