Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka takuar sot kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefanin.

Në këtë takim, Bekteshi dhe kryepeshkoi z.Stefan kanë biseduar për krizën energjetike dhe masat e ndërmarra nga Qeveria.

Bekteshi thotë se Mbështetja e komuniteteve fetare në vend është e rëndësishme për ne për të sensibilizuar qytetarët në këtë periudhë të vështirë.

Njoftimi i plotë:

Sot zhvillova takim me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefanin.

Kriza energjetike që ka prekur jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë Evropën, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria ishin temat për të cilat diskutuam gjatë takimit.

Mbështetja e komuniteteve fetare në vend është e rëndësishme për ne për të sensibilizuar qytetarët në këtë periudhë të vështirë që po vjen për të kursyer së bashku energjinë elektrike duke ndihmuar vendin.

Me Kryepeshkopin u dakordësuam që është e rëndësishme që të gjithë të përdorin energjinë elektrike në mënyrë racionale gjatë kësaj periudhe duke dërguar mesazh që në këtë krizë të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi dhe të kursejmë.640690744089732

Të fundit

Ukrainë, sulmet ruse detyrojnë ndaljen emergjente të energjisë elektrike

Ukrainë, sulmet me raketa ruse detyrojnë ndaljen emergjente të...

Moti për ditën e sotme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga...