Kasami harron parkingjet në kate, punimet në Tetovë si skenar telenovelash turke!

Në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, kreu aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami premtoi çdo të mirë për Tetovën e tetovarët, por që po dështon t’i realizojë tash e një vit.

Ai aso kohe përveç se u premtoi qytetarëve se do t’u bëjë parkingje pa pagesë, me plot bindje u premtoi edhe mijëra vend-parkime të reja e parkingje në kate, duke treguar edhe lokacionet.

Në kuartalin e parë të 2022-ës Kasami premtoi 425 vend-parkime të reja, ndërsa në fazën e dytë prill-gusht edhe 415 të tjera dhe matjet gjeodezike për fazën e tretë, ku kishte paraparë edhe vend-parkime në bulevarde dhe te rruga “Bllagoja Toska”, raporton indeks.mk

Por, çfarë po ndodh në realitet?

Me të ardhur në krye të Komunës së Tetovës, Kasami dhe grupi i tij, nuk e kanë mbajtur asnjë premtim. Punët, të cilat i gjeti “të gatshme”, po i zvarrit dhe po bën skenarë e fotografi sikur të jetë duke luajtur ndonjë rol në telenovelat turke me numër episodesh që s’u dihet!

Ai lere që nuk përmbushi premtimet e veta për hapësirat e reja parkuese, por së fundmi, në mungesë të projekteve e planeve konkrete, ka filluar shkatërrimin e hapësirave të gjelbra të cilat synon t’i kthejë në parkingje. Përpos asaj, ai ka uzurpuar edhe një pjesë të trotuareve të cilat i ka kthyer në parkingje zonale.

Që të dy vendimet, shkatërrimi i hapësirave të gjelbra dhe uzurpimi i trotuareve, janë kritikuar me të madhe nga sektori civil në Tetovë.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...