Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim gjatë ditës artistët e mirënjohur të muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi.

Ahmeti ka njoftuar se në takim është biseduar për edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” i cili më 30 shtatorë do të mbahet në skenën e Filhamornisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kënaqësi të takoja sot artistët tanë të mirënjohur të muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi që do të sjellin virtuozitetin e tyre artistik në edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” më 30 Shtator në skenën e Filhamornisë së Maqedonisë së Veriut. Ju urova suksese të mëtutjeshme në promovimin e potencialit tonë të madh artistik kombëtar në çdo paraqitje skenike”, ka shkruar Ahmeti.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...