Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në Bulevardin “Ilindenska” pas mesditës, duke shuar një zjarr që përfshiu një barakë druri për shitjen e frutave dhe perimeve.
Gjatë zjarrit dhe shuarjes nuk ka persona të lënduar. Zjarri ishte shkaku që të shfaqet një zjarr dhe tym i madh.
“Pas raportimit të rastit menjëherë ndërhymë, edhe pse zjarri kishte fuqi të madhe, ishim në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Dëmet mbeten vetëm materiale, apelojmë në kujdes”, tha Avni Ameti, komandant zjarrfikësit të Tetovës.

Zjarri është raportuar në orën 12:20, dhe në 13:30 zjarrfikësit janë kthyer në stacion. Është ndërhyrë me tre automjete dhe nëntë zjarrfikës.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...