Zvicra ia dorëzon qeverisë Kurti platformën për punësimin e të rinjve

Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicarane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj, raporton syri.net Kosova.

Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane z. Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit.

Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e këtë po e dëshmojmë përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë.

Në anën e tij, z. Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale.

Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lancohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...