NATO: Kurrë nuk do t’i njohim referendumet e rreme ruse në rajonet e Ukrainës

Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume në rajonet e pushtuara të Ukrainës. Aleanca u bëri thirrje të enjten të gjitha shteteve që të refuzojnë ato që i cilësoi si “përpjekje të qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

“Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha NATO përmes një deklarate.
Separatistët në këto katër rajone ukrainase njoftuan më 20 shtator se të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator.

“Aleatët e NATO-s nuk do të njohin aneksimin e tyre të paligjshëm. Këto territore janë të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Një ditë pas njoftimeve për planet për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume, presidenti rus, Vladimir Putin, mbështetin mbajtjen e tyre.
Katër rajonet ku janë planifikuar të mbahen votimet përbëjnë rreth 15 për qind të territorit të Ukrainës.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...