Kritikat e shumta drejt tij, flet më në fund Ministri Latifi: Duhet të keni durimi, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.
Sipas tij, të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet.
Këto komente ia i bëri pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.
“Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e dini një mënyrë që brenda natës ta ndryshoni sistemin shëndetësor, ejani urdhëroni. Duhet infrastrukturë. Duhet të keni durim sepse mjekësia nuk mund të bëhet brenda natës. As nuk do të bëhet këtë vit dhe as vitin e ardhshëm. Unë po them që prisni 5-10 vjet që na me i pas strukturat tona që mjekësia jonë të bëhet pjesë e botës”, ka thënë ai para gazetarëve.
Ministri Latifi kohëve të fundit është kritikuar për udhëtimet e shumta jashtë vendit, ndërkohë që shëndetësia në Kosovë ndodhet në situatë kritike.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...