Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë

Gjykata Speciale në Hagë e ka lënë në paraburgimin ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin. Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë vendim duke e lënë sërish Jakup Krasniqin në paraburgim, pasi sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të ikë, pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset, dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së” , sqarohet në vendim.

Lidhur me këtë, Gjykata ka njoftuar se mbrojtja e Krasniqit mund të deponoj parashtresë për rishikimin e paraburgimit deri më datë 17 tetor, shkruajnë mediat në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar Gjykatën Speciale më 23 korrik për hetimin penal ndaj katër krerëve të UÇK-së.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...