Zi në qytetin italian, i jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar. U vra pasi mbrojti një grua nga dhuna

Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator , ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. I riu shqiptar u  vra të premten e kaluar me armë zjarri në një restorant në qendër teksa tentoi të mbronte një grua të sulmuar nga burri i saj gjatë një feste me alkool.

Siç shpjegon kryebashkiaku Fabrizio Allevi , vendimi i administratës është marrë “për të shprehur afërsinë me familjen dhe miqtë e të riut Emanuel”.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë dhe ftohen të gjithë qytetarët që të jenë me pjesëmarrjen e tyre në zinë e qytetit duke ndërprerë aktivitetet gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30 .

“Është një shenjë – vazhdon Allevi – që dëshiron të tregojë afërsinë e të gjithë komunitetit Turbigese me dhimbjen e familjes për një humbje kaq tragjike dhe të padrejtë ”. 

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...