ITSHKSH, përçues i zërave nga diaspra për mëshumë arsim e kulturë në gjuhën shqipe

Nju  Xhersi, 22 shtator – Dita e dytë e “Javës kulturore shqiptare në SHBA” vazhdoi të mërkurën me prezantimin e punës shkencore të ITSHKSH në Qendrën Kulturore Shqiptare-Amerikane në Riverdale të Nju Xhersit. Duke iu dëshiruar mirseardhje grupit të studiuesve shqiptarë nga Shkupi, kryetari i kësaj Qendre z. Astrit Zhaku në emër të bordi udhëheqës shprehu kënaqësinë që ITSHKSH ka zgjedhur mërgatën strugane që të shpalos të arriturat e fundit në fushën e hulutimeve shkencore dhe të veprimtarinë botuese, e cila kësaj radhe erdhi përmes të disa tiutjve librash të botuar muajve të fundit.

Në emër të studiuesve të ITSHKSH, ku i pranishëm ishte edhe Zv.Drejtori i Agjencisë së mërgatës në RMV, Izmit Nura, para struganëve të Nju Xhersit me një kronologji retropektive u paraqit drejtori i ITSHKSH – prof.dr. Skender Asani, i cili pasi prezantoi në pika të shkurtëra kahet dhe tendencat e zhvillimit të këtij Instituti, u ndal në disa aspekte që ishin me interes edhe për komunitetin shqiptar në Amerikë. 

Një prej hallkave që do të lidhë fushëveprimin e këtij komuniteti me ITSHKSH –në do të jetë Departamenti i mërgatës i cili së shpejtiu do të zyrtarizohet, tha Asani dhe paralajmëroi se tash e tutje bashkëpunimi në mes të grupimeve të ndryshme nga mërgata dhe ITSHKSH  do të vendosen në kuadër të një bashkëpunimi institucional, ku nuk do të mungojnë idetë dhe projektet me interes të përbashkët.

Duke folur për shtrirjen e segmenteve të punës hulumtuese e shkencore të ITSHKSH në terren, drejtori Asani i njoftoi mërgimtarët struganët të Nju Xhersit dhe dikstrikteve përreth se ITSHKSH ka hapur disa Qendra rajonale të trashëgimisë kulturore. Një e tillë  në të ardhmen do të funksinojë edhe në Strugë, e cila do të mbulojë Pellgun e Ohrit dhe do të mbaj emrin e Rilindasit të kësaj treve, Dervish Hima. 
Prof. dr. Skender Asani shkurtimisht ofroi disa të dhënatelegrafike për Dervish Himën, i cili ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës“Arnautlluk” në Stamboll e më pas “Albania” në Zvicër. Nëvjeshtë të vitit 1917, ai u emërua inspektor shkolle për rrethin e Tiranës nga autoritetet Austro-Hungareze, dhe në vitin 1920  aiu bë drejtor i parë i Zyrës Shqiptare të medies dhe lajmeve, njoftoi Asani.

Mbi objetikivat dhe planet e Qendrës rajonale të Pellgut të Ohrit, prof.dr. Skender Asani, prezantoi disa aspekte. 

“Domosdoja e themelimit të kësaj qendre në Strugë lidhet me nevojën e hulumtimit në tërë Pellgun e Ohrit, si në aspektin e kontinuitetit të pandërprerë gjeografik të hapësirës shqiptare, poashtu edhe në aspektin e pasurisë materiale e shpirtërore nga kjotrevë, ku gjithsesi bëjnë pjesë edhe figurat e lavdishme historikesi dhe shumë ngjarje që ishin pjesë e zhvillimeve tëpërgjithshme me karakter gjithëkombëtar”, potencoi Asani. 

 

Sipas tij  Strugën dhe Ohrin i bashkon një liqe i lashtë miliona vite, kurse proceset historike që u zhvilluan në këtë pellg dëshmojnë se  aty kishte ndodhur një lavdi e bujshme që nga antika e deri në kohët moderne, si për nga vendndodhja gjeografike e etnokulturore e këtij rajoni, ashtu edhe për nga rëndësia në lidhjet transversale Lindje– Perëndim që bëheshin përmes rrugës së vjetër romake ViaEgnaia, e cila kalonte pranë Strugës. 

Drejtori Asani për të pranishmit prezabntoi edhe disa fakte hisotirke që ndërlidhen me këtë rajon, duke potencuar se emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon, kurse fisi i ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin e parë me emrin Lyhnidos, ose Ohrin e sotëm.

Në vitin 1462, tha Asani, Skënderbeu zhvilloi një betejë të lavdishme kundër ushtrisë Otomane dhe e futi nën kontroll Ohrin dhe rajonin rreth tij.

Të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, i cili i informoi bashkatdhetarët lidhur me aktivitetet që po ndërmarrin bashkë me Ministrinë e Diasporës së Maqedonisë së Veriut, për lidhjen më të ngushtë të mërgatës me vendlindjen.

Në mbrëmjen e organizuar me komunitetin shqiptar të NjuXhersit, me paraqitjet e tyre u prezantuan edhe studiuesit e ITSHKSH, Dr. Sefer Tahiri, Dr. Zekerija Ibrahimi dhe Dr. Sevdail Demiri, të cilët shpalosën vlerat shkencore të botimevetë muajve të fundit të këtij Insituti, duke potencuar se veprimtaria botuese është pjesë e strategjisë hulumtuese tëITSHKSH.

Për të debatuar mbi problematikat e ndryshme, u përfshinë edhedisa përfaqësues të komunitetit shqiptar të Nju Xhersit, të cilëtkërkuan nga studiuesit e ITSHKSH që në të ardhmen të jenëpërçues të zërave nga diaspra që kërkojnë më shumë arsim, kulturë e dije në gjuhën shqipe.

Në ditën e tretë të “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, më 23 shtator 2022 (e premte), ora 2 PM, në Qendrën Kulturore IslameShqiptare në Staten Island (Adresa: 307 Victory Blvd, Staten Island, NY 10301, Tel. +1.718.816.9865),  do të promohet vepra“Xhamitë dhe

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...