“Është 18 vjeç dhe luan në atë nivel”, Xavi me superlativa për “yjet” e tij

Xavi Hernández foli me superlarive për skuadrën e tij pas fitores së thellë 3-0 ndaj Elches. Trajneri i “Blaugranave” kujtoi me keqardhje vetëm barazimin me Rayon në javën e parë dhe humbjen me Bayernin në Champions si dy episodet që “prishën” startin perfekt të sezonin.

Identiteti i Barçës: “Ne kemi ide shumë të qartë të lojës, jemi protagonistë në zotërimin e topit. Skuadra është përmirësuar që kur mbërritëm në nëntor. Por Barcelona është një provë e madhe. Duhet të vazhdojmë me përulësi dhe punë, duke qenë ekip dhe njëkohësisht familje”.

Balde: “Të gjithë janë të përgatitur për të luajtur çdo ndeshje, në jam ai që vendos. Jam i lumtur për të. Ai ka cilësi dhe personalitet të madh. Është e habitshme që një djalë 18-vjeçari luan në atë nivel. Ai është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe do të na ndihmojë shumë. Kemi tre mbrojtës të majtë të një niveli të jashtëzakonshëm”.

Pedri: “Ai është një futbollist superlativ: e kupton lojën, bën diferencën me pasimin, nuk e humb topin… Ai është vendimtar, një nga më të mirët që ka ardhur këtu, garanci për të ardhmen. Duhet të kujdesemi për të dhe mendoj se po e menaxhojmë mirë skuadrën”.

Ansu Fati: “E shoh mirë. Dje që fola me të. E shoh të lumtur. Ne kemi një plani me të. Do të jetë i rëndësishme për skuadrën, nuk kam dyshime”.

Lewandowski: “Më ka habitur shumë në aspektin njerëzor. Ai është modest dhe profesionist. Nuk kishim dyshime për të tjerat.”

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...