Samsung përsëri poston të ardhura dhe fitime rekord

Për tremujorin e dytë me radhë Samsung raportoi të ardhura të konsoliduara prej 59.4 miliardë dollarë, një nivel rekord për tre mujorin që u mbyll më 30 Qershor.

Fitimi i Samsung arriti në 10.8 miliardë dollarë, 12% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë. Si herën e fundit divizioni i çipeve kontribuoi në shifrat rekord.

Ky divizion gjeneroi 21.9 miliardë dollarë të ardhura dhe 7.7 miliardë dollarë fitim kryesisht nga kërkesa për çipe serverësh.

Megjithatë kërkesa për çipe për produktet konsumatorë si telefonët mobile dhe kompjuterët ishte shumë e dobët. Madje Samsung tha se shitjet e DRAM dhe NAND ishin poshtë pritshmërive.

Nisur nga kjo biznesi i eksperiencave mobile të Samsung u prek për shkak edhe të situatës gjeopolitike dhe inflacionit. Kostot e komponentëve dhe logjistikës janë rritur.

Gjiganti i teknologjisë nuk pret që shitjet e smartfonëve të shpërthejnë tre mujorin e ardhshëm dhe me shumë gjasa do të qëndrojnë kështu siç janë. Muajin e ardhshëm kompania prezanton telefonët e rinj me ekrane me palosje. /PCWorld Albanian

Të fundit

Rama për “Der Spiegel”: Serbia duhet ta njohë Kosovën, por Vuçiqi s’mund ta bëjë këtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për...

Ngadalësohet rritja ekonomike, por Kurti lavdërohet për rritje të të hyrave

Zhvillimi ekonomik i vendit ka stagnuar në krahasim me...

Java e parë e vjeshtës parashihet të ketë mot të ndryshueshëm

Java e parë e vjeshtës parashihet të ketë kushte...