Pas akuzave të Zhaklinës, vjen përgjigjja e Fifit

Gazetarja Zhaklin Lekatari sot ka ka reaguar ndaj një postimi të këngëtares Fifi. Ajo ka thënë se ndjehet e neveritur nga ai postim.

Në postim bëhet fjalë për një dedikim romantik që këngëtarja Fifi i ka bërë partnerit të saj Adis Patushi në të cilën kishte thënë se “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”.

“Mirëmëngjesi Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.

Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklin.

Përgjigjja e Fifit nuk ka vonuar duke postuar në Instastory një shprehje që thotë:

“Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti”.

Të fundit

U konfliktua me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 50-vjeçari qëllon me armë zjarri në Vlorë

Një konflikt i çastit në Vlorë mes dy bashkëshortëve,...

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Vritet me çifte një 12-vjeçar

Shkodra26 qershor 2022 Notoi 10 orë për t’i ikur komunizmit,...

Argumentet koti të Danellës! A prej tash nuk shkuakan në punë të përjashtuarit?

Foli Danella, më në fund! Sikur të mos kishte...