Kulla 2022, fundjavë festive në automobilizëm

Garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Hungaria e Polonia kanë aplikuar për pjesëmarrje në garën e disiplinës malore “Kulla 2022”, e cila mbahet në këtë fundjavë.

Sa i përket disiplinës malore, gara në Kullë e ka primatin në Kampionatin e Kosovës për nga interesimi, qoftë për pjesëmarrësit, qoftë për dashamirët e auto sportit.

Pas procedurave të zakonshme teknike, starti i garës (të shtunën dhe të dielën) është paraparë për orën 12:00.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe fundjava në Kullë pritet të jetë festë automobilistike.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, vlerëson se gara në Kullë është e rëndësisë së veçantë.

“Që nga pranimi i FASK-ut në FIA, interesimi për pjesëmarrje është edhe më i madh. Për garuesit tanë, gara është e rëndësisë së dyfishtë, duke marrë parasysh se poentohet për Kampionatin e Kosovës dhe atë të FIA CEZ”, është shprehur Rexhepi.

Ndërsa, Bujar Hyseni nga AK Visari-Peja, thekson se është bërë maksimumi që organizimi i garës të jetë në nivelin e duhur.

“Gara në Kullë gjithmonë është e veçantë dhe kërkon përkushtim të madh edhe në aspektin e organizimit. Ne, si klub, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK), Komunën e Pejës, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, jemi munduar të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa, sa ia kemi arritur qëllimit do ta shohim gjatë dy ditëve të garës”, është shprehur Hyseni.

Për shkak të garës, aksi rrugor Kullë – Rozhajë në disa intervale kohore do të jetë e mbyllur për veturat civile, prandaj organizatori kërkon mirëkuptim nga kalimtarët, të cilët duhet të presin për të kaluar në këtë pjesë.

Të fundit

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndërprerë pushimet për...

U konfliktua me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 50-vjeçari qëllon me armë zjarri në Vlorë

Një konflikt i çastit në Vlorë mes dy bashkëshortëve,...

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Vritet me çifte një 12-vjeçar

Shkodra26 qershor 2022 Notoi 10 orë për t’i ikur komunizmit,...